Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini nuk është i befasuar që koha e Massimiliano Allegrit te “Zonja e Vjetër” ka ardhur drejt fundit.
“Zonja e Vjetër” dhe strategu do të ndajnë rrugët e tyre në fund të sezonit duke i dhënë fund pesë sezoneve të njëpasnjëshme me trofe, transmeton portali arbresh.info.
“Pas 15 viteve në Juventus, do t’iu gënjeja juve nëse ju them se nuk e kam pritur largimin e Allegrit”, ka thënë Chiellini për Sky Sports Italia. “Disa komente dhe veprime nuk janë të lehta për tu interpretuar”
“E di se si funksionojnë gjërat këtu. Ai u largua në mënyrën si e meritoi. Ai shkroi historinë në Juventus dhe nuk do të ishte i befasuar nëse e shoh prapë aty”
Chiellini vazhdoi tutje duke thënë se Barzagli mund të jetë trajneri i ardhshëm i Juves meqenëse lojtari tashmë është duke ndjekur kursin./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër