Chelsea ka siguruar tri pikë të plota në takimin e sotëm (e enjte) si mysafirë kundër Burnleyt.
“Blutë” vazhdojnë presionin ndaj Tottenhamit në Premierë Ligë pas fitores së regjistruar këtë mbrëmje kundër Burnleyt me rezultat të ngushtë 1 me 2, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti anglez kaloi në epërsi me autogol derisa po zhvillohej minuta e 20′ e ndeshjes, kur mbrojtësi Kevin Long futi topin në rrjetën e portierit Nick Pope në përpjekje për të ndalur goditjen nga Moses.

Sidoqoftë, katër minuta pasi u bënë një orë lojë në stadiumin Moor, nikoqirët barazuan shifrat për 1 me duke realizuar përmes sulmuesit Ashley Barnes. Por, rezultati i tillë qëndroi për vetëm pesë minuta për shkak se skuadra e Antoine Contes arriti të rikthej sërish në avantazh.
Victor Moses gjeti realizoi gol të bukur për 1 me 2 pas asistimit nga Emerson.
Alvaro Morata kishte një shans të bukur gjithashtu për të shënuar brenda kësaj ndeshje, por ish sulmuesi i Real Madridi humbi shansin në përballjen direke me portierin.
Chelsea tani qëndron në pozitën e pestë me 63 pikë, pesë larg nga Tottenhami në pozitën e katërt që i siguron kualifikimin në Ligë të Kampionëve, ndërsa Burnley qëndron në pozitën e shtatë – dy larg nga Arsenali./arbresh.info/
Shikoni më mposhtë tri golat e realizuara gjatë ndeshjes:
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...