Nuk ka këndellje për Chelsean e Potter, pasi që sot ata kanë humbur me rezultat 2-0 në derbin e Londrës ndaj Tottenham.
Tottenham pati mundësi që të shënojë që në minutën e 27-të kur Pierre-Emile Hojberg humbi një mundësi të mirë por që goditi shtyllën e djathtë.
Më pas, që në fillim të pjesës së parë Tottenham kaloi në epërsi pasi që Oliver Skipp priti një top të rikthyer për të shënuar gol që në minutën e parë në pjesën e parë.
Në minutën e 82-të Tottenham shënoi edhe një gol, kësaj here ishte Harry Kane që u asistua nga Eric Dier.
Kjo i siguroi tri pikë Tottenhamit që tani është në vendin e katër me 45 pikë, katër më shumë së Neëcastle që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Ndërkaq Chelsea vazhdon ‘fundosjen’ në tabelë, teksa gjendet në pozitën e 10-të me vetëm 31 pikë, aq sa ka edhe ASTON Villa e vendit të 11-të.
Ndeshjen tjetër, Chelsea pret në “Stamford Bridge” Leeds United derisa Tottenham do të luajë si mysafire e Wolves./arbresh.info
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran