Chelsea po shikon mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Atletico Madrid, Jose Gimenez.
Daily Star raporton se ‘Blutë’ e Londrës janë të interesuar për mbrojtësin uruguaian, përcjell lajmi.net.
25 vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë funtesh, por Chelsea shpreson që mund të sjellë atë në ‘Stamford Bridge’ për një çmim dukshëm më të ulët.
Është Frank Lampard që admiron shumë mbrojtësin Gimenez, i cili ka shijuar shtatë sezone të suksesshme te Atletico Madrid.
Gimenez te Atletico ishte transferuar në vitin 2013, nga Danubio, tek e cila skuadër ishte rritur si futbollist.
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...