Chelsea është i gatshëm për t’i siguruar N’Golo Kantes një kontratë të re për ta mbajtur atë në Londër.
Fituesi i Kampionatit Botëror me Francën është përfolur shumë për një transferim prej 100 milionë euro te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.
Por, ‘The Times’ thotë se menaxhmenti i Chelseas shpreson ta bind Kanten që të vazhdoj qëndrimin në klub dhe të pranojë kontratën e propozuar prej 325 mijë euro në javë.
Oferta do ta bënte Kanten lojtarin më të paguar në histori të tyre dhe do të thyente rekordin aktual të pagave prej 245 mijë funta në javë që e posedon bashkëlojtari i tij – Eden Hazard.
Kontrata është duke u paraqitur gjithashtu për t’i dhënë fund përpjekjeve të PSG-së për të rikthyer atë në Paris./arbresh.info/
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...