Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube, ditën e diel duke e mposhtur në finale Parisin me rezultat 3-0.
Pas këtij suksesi lojtarët e kësaj skuadre, fituan shpërblime të mëdha nga klubi, shkruan Arbresh.info.
Sipas The Telegraph, secili futbollist i Chelseas do të fitojë 350 mijë paund si shpërblim për triumfin në Botërorin e Klubeve.
Blutë e Londrës siguruan trofeun e çmuar ndërkombëtar dhe klubi ka vendosur të shpërblejë skuadrën për suksesin, me një shumë të konsiderueshme që do t’u shpërndahet lojtarëve si bonus performance.
Chelsea pati një sezon të mirë edicionin që lamë pas, pasi fitoi edhe Ligën e Konferencës, si dhe siguroi top katërshen pas disa sezoneve të dështuara. Kështu do të luajnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Skuadra e Marescas nga shumë ekspert po cilësohet edhe si favorite për ta fituar Premier Leaguen në sezonin e ri 2025/26./Arbresh.info
🚨 Chelsea players to earn £350k bonuses per man for lifting the Club World Cup. (@Matt_Law_DT) #CFC #FIFACWC pic.twitter.com/ydppdtrhYf
— The Pride of London Chelsea (@PrideOfLdnCfc) July 15, 2025
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...