Chelsea po mendon të përforcohet në repartin defensivë.
Emri i ri në listën e klubit londinez është ai i mbrojtësit gjerman Mats Hummels.
Reprezentuesi gjerman këtë edicion ka humbur vendin e titullarit te Bayernit dhe në shumicën e ndeshjeve ka qenë në bankën rezervë.

Maurizio Sarri ka kërkuar nga klubi afrimin e lojtarit i cili ka një përvojë të gjatë në nivelet e larta.
E përditshmja angleze The Sun ka shkruar se Chelsea po mendon të dërgojë ofertë për lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubi anglez do të dërgojë ofertë prej 36 milionë eurove për ta bindur Bayernin ta lë të lirë gjermanin.
Bayern është gati ta lë të lirë Hummelsin por vetëm nëse vije një ofertë para 14 janarit në mënyrë që të kenë mundësi të gjejnë zëvendësimin e tij.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun