Chelsea po e shqyrton mundësinë e transferimit të portierit francez që aktivizohet tek Milani, Mike Maignan.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Chelsea ka nisur kontaktet zyrtare me AC Milanin për të transferuar portierin francez Mike Maignan si portieri i tyre i ri për sezonin e ardhshëm.
Maignan ende nuk ka rinovuar kontratën me Milanin, ndërsa situata është vëzhguar nga afër nga drejtuesit e klubit londinez.
Portieri i kombëtares së Francës ka qenë gjithmonë në krye të listës së dëshirave të Chelsea-s, dhe tashmë palët kanë nisur diskutimet. Vendimi final pritet nga AC Milan.
Një lëvizje që mund të sjellë ndryshime të mëdha në portën e “Blues” për sezonin 2024/25.
Mike është pjesë e Milanit nga sezoni 2021/22 kur u transferua nga Lille.
Ai ka një kontratë të vlefshme me kuqezinjtë deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm./Arbresh.info
?? EXCLUSIVE: Chelsea approach AC Milan to sign Mike Maignan as new goalkeeper.
Mike Maignan has still not signed new contract at the club and Chelsea are now aware of the situation.
He’s always been high on Chelsea list with clubs in talks, decision up to Milan. pic.twitter.com/hrgd7xNpbH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 3, 2025
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...