Chelsea përpilon ofertat për sulmuesit Werner dhe Wilson

09:51 | 25 Tetor 2019
Arbresh.info

Chelsea dëshiron të forcojnë sulmin e tyre dhe tashmë ka etiketuar dy objektiva të rëndësishëm të dimrit.

Blutë aktualisht janë të ndaluar të nënshkruajnë me ndonjë lojtarë shkaku i sanksioneve nga FIFA.

Por, drejtuesit e klubit londinez kanë besim se pezullimi do të hiqet në kohë për afatin kalimtar të dimrit.

Sipas mediumit britanik The Sun, Chelsea shpreson të ri-hyjë në tregun e transferimeve me dy nënshkrime në janar.

I pari në listën e dëshirave është sulmuesi gjerman i RB Leipzig, Timo Werner, i cili pëlqehet edhe nga skuadra tjera angleze dhe gjermane.

Ndërsa i dyti është anglezi i Bornemouthit, Callum Wilson, i cili pëlqehet nga trajneri Frank Lampard. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale