Chelsea e ka nisur mirë këtë edicion dhe të gjithë menduan se do të luftojë për trofe, por gjatë rrugës kriza kaploi klubin londinez.
Për stinorin e ardhshëm londinezët pritet të bëjnë ndryshime të mëdha, ku pritet largimi i së paku 10 lojtarëve të rinj.
Sipas Mirror, Chelsea po planifikon një shitje të madhe këtë verë për të mbledhur fonde për ardhjet e mëdha.
Raheem Sterling, Ben Chilwell, Joao Felix, Christopher Nkunku, Axel Disasi, Kepa Arrizabalaga, Armando Broja, Carney Chukwuemeka, Renato Veiga dhe David Datro Fofana të gjithë realisht mund të largohen.
Chelsea do të dëgjonte gjithashtu ofertat për Benoit Badiashile dhe Kiernan Dewsbury-Hall.
Blutë kanë nënshkruar tashmë me dyshen e Sporting CP Geovany Quenda dhe Dario Essugo për një total prej 62.4 milion funte.
Londinezët synojnë që në verë të përforcohen në të gjitha pozitat duke filluar nga porta deri në sulm. /Telegrafi/
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...