Chelsea raportohet se po planifikon një lëvizje befasuese për të riun e Arsenalit, Emile Smith Rowe, ndërsa po shikon gjithashtu dyshen e Barcelonës, Raphinha dhe Ferran Torres.
Chelsea ka shpenzuar tashmë rreth 350 milionë funte për transferime këtë verë, por menaxheri Mauricio Pochettino është i prirur të sjellë përforcime të mëtejshme sulmuese, shkruan Arbresh.info.
Sipas Daily Mail, klubi i Todd Boehly ka shprehur interesim për Smith Rowe, Raphinha dhe Ferran Torres.
Interesi nuk është i avancuar për asnjë nga treshja, por Arsenali dhe Barça mund të tundohen nga oferta e “The Blues”.
Smith Rowe nuk ka luajtur asnjë minutë për skuadrën e Mikel Artetës këtë sezon, ndërsa Raphinha dhe Ferran Torres e gjejnë veten rregullisht në stolin e skuadrës spanjolle.
Me mbylljen e dritares së transferimeve në vetëm disa ditë, finalizimi i këtyre nënshkrimeve nuk do të jetë e lehtë./Arbresh.info/
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Përditësimi i fundit nga KQZ
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981