Chelsea ka nisur bisedimet me Barcelonën për transferimin e mesfushorit, Philippe Coutinho.
Braziliani është huazim te Bayer Munich me mundësi blerje në fund të sezonit, por pritet të rikthehet në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sport, “Blutë” kanë nisur negociatat që ta sjellin Coutinho-n gjatë verës në “Stamford Bridge”.

Barcelona kërkon 75 milionë euro për Coutinho-n, mirëpo janë të hapur edhe për mundësinë e huazimit me mundësi ose obligim blerje në fund të sezonit.
Trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard është duke formuar skuadër me lojtarë të rinj, andaj e sheh Coutinho-n si lojtari adekuat për pozitën e mesfushorit ofansiv, por për shërbimet e tij duhet të mposhtë Tottenham./arbresh.info.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj