Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.
Ka qenë një ndeshje e baraspeshuar me dy fytyra, ku në pjesën e parë dominuan mysafirët dhe në të dytën vendasit.
Ishte minuta e 16-të e ndeshjes, kur Raheem Sterling realizoi për t’i kaluar londinezët në epërsi 0-1.
Deri në fund të pjesës së parë Chelsea e ruajti mirë epërsinë, përkundër që vendasit bën përpjekje për ta barazuar rezultatin.
Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me epërsinë minimale të Chelseat 0-1.
Në pjesën e dytë vendasit patën më shumë nga loja dhe gjetën edhe golin e barazimit.
Boly asistoi bukur te Serge Aurier i cili barazoi shifrat në 1-1 kur kishin kaluar një orë lojë.
Deri në fund lojtarët e Chelseat krijuan edhe disa raste të mira shënimi, por pa arritur të gjenin golin e fitores dhe sfida u mbyll baras 1-1.
Pas këtij barazimi Chelsea mbetet në vendin e tetë në tabelë me 25 pikë, derisa Nottingham është në vendin e 18 me 14 pikë.
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës nën dyshimin...
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...