West Ham ka befasuar Chelsean, pasi arriti ta mposht me rezultat 3:1.
James Ward-Prowse nga korneri asistoi golin e parë në ndeshje për Nayef Aguerd, i cili me kok e kaloi Sanchezin.
Por përgjigja e Chelsea për të kaluar prapa ishte e shkëlqyeshme dhe pas një serie të mirë, barazoi rezultatin kur Carney Chukwuemeka u fut nga e majta brenda zonës dhe pas një depërtimi të mirë, gjuajti një goditje të pandalshme në këndin e largët.
West Ham për pak sa nuk ktheu rezultatin 10 minuta më vonë por Lucas Paqueta gjuajti jashtë.
Tre minuta para pjesës së parë, blutë patën një shans edhe më të mirë për të kaluar në epërsi kur Raheem Sterling u faullua brenda zonës dhe Enzo Fernández mori detyrat e penalltisë – vetëm për të parë tentativën e tij të shpëtuar lehtësisht nga Alphonse Areola.
Michail Antonio në pjesën e dytë i dha përsëri epërsinë West Hamit, kurse Lucas Paqueta vulosi fitoren e tyre./Arbresh.info/
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për inci...
Në takimin për integrim evropian, Kurti flet për fondet mili...
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...
Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital