Chelsea është kualifikuar në çerekfinale të EFL Cup pas ekzekutimit të penalltive ndaj Southamptonit, pasi ndeshja e zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 1-1.
Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë në minutën e 44-të, me një gol të Kai Havertz, i cili realizoi me kokë pas harkimit të Hakim Ziyech nga këndi.
Mirëpo, me të filluar gjysma e dytë në minutën e 47-të, Che Adams shfrytëzoi një top të rikthyer për t’i barazuar shifrat.
Rezultati i barabartë qëndroi deri në mbyllje të kohës së rregullt të takimit, ashtu që penalltitë e vendosën fituesin.
Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, më të saktë u treguan lojtarët e Chelsat që eliminuan Southamptonin dhe u kualifikuan në çerekfinale të kupës që njihet edhe si Carabao Cup.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...