Tammy Abraham u largua nga Chelsea në verën e vitit 2021 për t’iu bashkuar Romës.
Sulmuesi anglez në vitin e tij të parë me Giallorosët shkëlqeu, duke shënuar pa fund dhe duke ndihmuar Giallorosët ta fitojnë Ligën e Konferencës.
Edhe këtë anglezi ka pasur paraqitje shumë të mira dhe Chelsea po e vëzhgon situatën e tij.
Fabrizio Romano ka raportuar se londinezët mund ta rikthejnë Abrahamin në Londër në verën e vitit 2023.
Në fakt Chelsea ka vendosur një klauzolë për blerjen e Abraham pasi e shitën atë për 40 milionë euro.
Klauzola që Abraham ka është se mund të rikthehet te Chelsea në rast se gjiganti anglez paguan 80 milionë euro për të.
Abraham konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të Romës dhe kryeqytetasit italian nuk duan ta shesin atë, por në rast se Chelsea vendos ta paguajë klauzolën atëherë Giallrosoët nuk do të kenë zgjedhje tjetër vetëm se të pajtohen me largimin e yllit të skuadrës. /Telegrafi/
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik