Chelsea thuhet se ka bërë ofertë për Miralem Pjanicin, pasi Juventusi është i gatshëm të lejojë lojtarin të largohet në këtë verë.
Mesfushori boshnjak duket se do të largohet nga Zonja e Vjetër, ndërsa Corriere dello Sport raporton se ai është i gatshëm të dëgjojë ofertën e The Blues.
Chelsea po përgatitet që të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër, derisa Frank Lampard po kërkon një mori lojtarësh.
Madje, sipas mediumit italian, bëhet e ditur se skuadra nga Londra mund të shesë N’Golo Kante në mënyrë që të rrisë fondet për transferimin e lojtarëve të tjerë.
Chelsea tashme ka transferuar Hakim Ziyechin nga Ajaxi për 40 milionë euro, ndërsa janë afër t’i marrin edhe shërbimet e Timo Wernerit nga Rasenball Sport Leipzig për 60 milionë.
Kante ka kohë që po kërkohet nga Paris Saint-Germain, gjersa interesim për të ka edhe Real Madridi.
Londinezët mund të lejojnë largimin e tij dhe Miralem Pjanic pritet të jetë zëvendësuesi i francezit për edicionin e ri./telegrafi
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...