Sonte do të zhvillohen tri ndeshje të fazës çerekfinale të Carabao Cup në Angli
Chelsea, Liverpooli dhe Tottenhami do ta kërkojnë sonte nga një biletë për gjysmëfinale të Carabao Cup.
Tre gjigantët anglezë do t’i zhvillojnë ndeshjet çerekfinale dhe synojnë ta shohin veten në mesin e katër më të mirëve në Kupën e Ligës.
“Blues” do të përballen me Brentfordin në udhëtim, shkruan Gazeta Express.
Kampionët e Evropës shihen si favoritë ndaj kundërshtarit.
Ndërkaq, Liverpooli ka punë më të vështirë pasi do të ketë punë me Leicester Cityn.
Sidoqoftë, “Reds” në shtëpi janë të “frikshëm” dhe ata gjithashtu janë favoritë në letër.
Kurse, Tottenhami e pret West Hamin në derbin londinez të kësaj faze.
“Spurs” nuk dinë për humbje që kur ekipin e mori në dorë trajneri Antonio Conte.
Andaj, ata do të mundohen ta vazhdojnë serinë pozitive dhe pse jo, ta fitojnë këtë trofe.
Paraprakisht, kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare e siguroi Arsenali.
Të tria ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 20:45.

E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...