Sulmuesi i Chelseat, Willian ishte i pafat pasi skuadra e tij arriti të siguroj vetëm barazim 1 me 1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të xhiros së 1/16-së në UEFA Ligë të Kampionëve.
Nikoqirët nuk kishin posedim në pjesën e parë në Stamford Bridge, por arritën të sigurojnë epërsinë në pjesën e dytë përmes Willianit, i cili goditi dy herë shtyllën brenda 45 minutave të parë, transmeton portali arbresh.info.Megjithatë, goli i parë nga Lionel Messi kundër Chelseas pas nëntë përpjekjeve i siguroi një barazim Barcelonës pas ndeshjes kthyese që do të zhvillohet në muajin e ardhshëm në Camp Nou.

“Jam i lumtur për golin por jam pak i pikëlluar me rezultatin. Mendoj se ne e merituam fitoren – ata kishin posedimin por ne krijuam shanse të rrezikshme për të shënuar”, ka thënë Willian për ‘BT Sport’.
“Ne duhet të shkojmë aty dhe të luajmë të njëjtën lojë. Isha pak me pafat [pasi godita shtyllën dy herë]. Duhet të punoj në ndeshjen rikthyese dhe duhet të shikojmë përpara për ndeshjet e ardhshme”
Takimi kthyes zhvillohet të mërkurën e 14 marsit./arbresh.info/
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...