Real Madrid mposhtet në “Santiago Bernabeu” nga Schalke, ku ish-lojtari Madrilen Huntelaar, shënoi dy nga katër golat e gjermanëve, për fitoren me rezultatin 3-4. Madje lojtarët e Ancelotti-t ishin në ankth në pesë minutat e fundit të ndeshjes, pasi edhe një gol nga Schalke, do t’i dërgonte ata në fazën tjetër.
Megjithatë, Madrilenët vazhdojnë tutje në çerekfinale për shkak që kishin epërsinë e dy golave nga ndeshja e parë. Me këtë humbje, Real Madridit i ndalet hovi në Champions ku kishte 10 ndeshje pa humbje. Përkundër që “Los Blancos” avancuan tutje në garën Evropiane, la për të dëshiruar loja e tyre, me ç’rast pati momente kur tifozët edhe e fërshëllyen skuadrën e tyre të zemrës.
Përndryshe Cristiano Ronaldo bëri historinë, i cili me dy golat e tij shndërrohet në realizatorin më të mirë në historinë e garave Evropiane të UEFA-s me 78 gola. Ronaldo me këtë rekord, la prapa ish-lojtarin e Real Madridit, Raul Gonzalez, i cili e mbante epitetin e golashënuesit më të mirë deri para ndeshjes e së martës mbrëma. Kurse në Ligën e Kampionëve, barazohet me Lionel Messi-n, me nga 75 gola të dy.
Në anën tjetër Porto bindshëm mposhti Basel-in, skuadrën e tri shqiptarëve (Xhakës, Gashit dhe Ajetit), me rezultat 4-0 në Dragão, duke avancuar në çerekfinale me rezultatin 5-1 nga dy ndeshjet.
Derisa të mërkurën nga ora 20:45 zhvillohen dy ndeshjet tjera. Chelsea – PSG, të cilët vijnë nga barazimi 1-1 nga ndeshja në Paris. Kurse takimi tjetër, i cili po ashtu në ballafaqimin e parë përfundoi me barazim por pa gola, është ai në mes Bayern München – Shakhtar Donetsk në “Allianz Arena”. /arbresh.info/
Inter Miami kërkon të ribashkoj Messin me ish-shokët e skuad...
Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncert në Shqipëri dhe më...
Barcelona kërkon 70 milionë euro për Raphinhan
Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e ...
Moska thotë se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë u sh...
Greqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët