Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar sot listën e futbollistëve për tri ndeshjet e këtij muaji.
Në listë mungon Milot Rashica, të cilin nuk e liroi Werder Bremeni t’ju bashkohet “Dardanëve”.
Gjithashtu, mungon edhe Bernard Berisha, të cilin e ndëshkoi trajneri Challandes për shkak të polemikave gjatë festimit të golit të futbollistit ndaj Greqisë.
Ndërsa, në listë megjithatë gjendet Vedat Muriqi.
Dardanët fillimisht më 8 tetor do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian në Shkup, derisa më pas në kuadër të Ligës së Kombeve do të luajnë kundër Sllovenisë më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Greqisë, më 14 tetor në Athinë.
Si zakonisht, Dardanët, do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, në hotel “Emerald”, përzgjedhësi Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media. /Gazeta Express/

Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...