Pas ndeshjes është prononcuar përzgjedhësi Bernard Challandes, i cili tha se performanca nuk ishte e keqe dhe ekipi luajti mirë edhe pse pësoj humbje ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Lexo edhe:
https://www.arbresh.info/sport/shuhen-shpresat-e-kosoves-per-fitore-pesojne-humbje-ndaj-gjeorgjise/
“Mendoj që jam i zhgënjyer me ekipin për arsye se luajtëm mirë. Performanca nuk ishte e keqe, ekipi luajti mirë. Kemi luajtur mirë. Krijojmë mirë por mungon pasimi i fundit. Pjesën e dytë kemi qenë dominant, por ka munguar tranzicioni”.
Ai ka vazhduar të thotë se skuadra luajti mirë derisa ka lavdëruar edhe Gjeorgjinë për të cilën thotë se ka ekip të mirë.
“Për mua nuk është problem vendi 4 apo 5 por ne kemi mundur ta fitojmë më shumë pikë”, ka thënë ai.
“Nuk jemi në pozicion, jam trajner, nuk është vendimi i im, unë jam mirë me këtë skuadër. E di që duhen rezultatet, këtë herë nuk kemi rezultate dhe nuk e mendoj të ardhmen. Bëj punën time dhe jap maksimumin pastaj është vendim i federatës e jo i imi për edicionin e ardhshëm të Federatës së Futbollit”, tha Challandes.
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...