Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se ishte ndeshje e veçantë, por nuk është i kënaqur me rezultatin.
Ai ka thënë se lojtarët e mbajtën topin, kishin raste, por duhet ta ruajnë vetëbesimin.
“Nuk jam i kënaqur. Luajtëm një ndeshje të veçantë jashtë fushe. Skuadra e mbajti topin. Kishte raste për gola. Nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme, por ishte mjaftë e mirë”.
“Duhet të jemi më të qetë në fazën e fundit, duhet të jemi më të qetë”
“Duhet të kemi më shumë vetëbesim. Lojtarëve sulmues iu duhet. Kemi ushtruar në stërvitje është e vështirë që të shpjegohet”.
“Besoj që duhet ta ruajmë këtë vetëbesim”.
“Celina? Luajti mirë, jam i kënaqur me të, e zëvendësova, pasi e ndryshuam sistemin. Ai nuk ka luajtur për gjashtë javë dhe ne e kemi edhe një ndeshje”, ka thënë Challandes.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës