Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë të qartë se skuadra jonë ka luajtur një ekipi shumë të fortës, siç është Spanja dhe sipas tij, do të ishte e padrejtë që të pritej nga Dardanët ta shihnin sy më sy kundërshtarin, marrë parasysh nivelin e tyre.
La Roja regjistroi fitore prej 3-1 kundër Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, ndërsa kjo ishte humbja jonë e dytë pas asaj ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”.
Në prononcimin e tij për SuperSport, strategu gjerman ka thënë se kemi luajtur kundër një ekipi shumë të fortë që bën bëjnë futboll të përsosur.
Prandaj, sipas tij, ishte thuajse e pamundur të luanim ndaj një ekipi të tillë që ka disa prej lojtarëve më të mirë në botë.
Lojtarët tanë kanë vrapuar kanë provuar, por nuk ishte e mjaftueshme ndaj një ekipi aq të fortë – ka thënë më tej Challandes.
Ndaj skuadrave si Suedia apo Spanja është vështirë të presim përparim më të madh të ekipit dhe ne nuk mund të jemi në të njëjtin nivel me ta, ka shtuar ai.
Trajneri ka thënë se kritikat mund të bëhen porse nevojitet më shumë kohë për përparimin e mëtutjeshëm të skuadrës
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona