Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën për medie pas ndeshjes me Bullgarinë ka thënë se është i zhgënjyer me rezultatin por ekipi është përpjekur për të shënuar.
“Kam ndenja të dyfishta rreth ndeshjes. Jam i zhgënjyer me rezultatet, kam parë skuadrën në pjesën e parë që ka shkëlqyer dhe që ka shfaqur kurajo ndaj një ekipi që është mbrojtur shumë mirë, ne jemi përpjekur për të shënuar, por efikasiteti nuk ishte këtu. Nuk ishte cilësia e parë këtu”, ka thënë ai.
E sipas tij prezentimi i mesfushorit sulmues, Milot Rashicës nuk ishte i mjaftueshëm.
“Nuk besoj se Rashica nuk mund të përballet me presionin sepse ai luan në Bundesliga, ka shënuar në ndeshjen e fundit në Gjermani. Sot provoi disa herë, ka luajtur në situata shumë të mira, për mua është një sulmues shumë i mirë në rast se ka shanse, por sot nuk ishte e mjaftueshme”, ka thënë ai.
Challandes ka shtuar se Kosovës ka shfaqur përfomances të mirë dhe kjo është e mrekullueshme.
“Nuk është e mundur, ne jemi Kosova, nuk jemi Franca apo Brazili. Kemi lujtur kundër Bullgarisë, ata nuk janë një skuadër e dobët, ne kemi shfaqur performancë të mirë. Për ne është e mrekullueshme për të pasur këtë mbështetje”, ka shtuar ai./Arbresh.info/

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...