Në shtator, në Angli kundër “Tre Luanëve”, ndodhi një episod që jo rrallë herë e kemi parë në futbollin ndërkombëtare.
Valon Berisha dhe Vedat Muriqi u shtyn paksa mes vete cili të ekzekutojë penalltinë e akorduar në favor të Kosovës.
Natyrisht, kjo nuk i ka pëlqyer Bernard Challandesit, i cili ka marrë masa, edhe pse ende s’ka vendosur kush saktësisht do t’i ekzekutojë penalltitë.
“Kam ndryshuar idenë, kemi bërë përgatitjet për goditjet standarde, po ashtu edhe penalltitë. Kemi përzgjedhur 2-3 lojtarë. Për të parandaluar situatën kur shkon ndonjë mbrojtës apo kushdo qoftë, për të marrë topin dhe për të goditur penalltinë edhe pse nuk është i mirë, kemi përcaktuar një listë. Megjithatë përparësia është se këtu kemi shumë lojtarë që gjuajnë mirë penalltitë edhe në ekipet e tyre. Sonte nëse nuk më zë gjumi, do të mendoj se kush do të gjuajë i pari dhe do t’ju them pastaj ti do të jesh i pari, ti i dyti, ti i treti, ti i katërti, ti i pesti. Sidoqoftë ajo çka ka ndodh në Angli ndoshta ka qenë gabim, ama s’ka qenë i keq, është diçka që ndodh, emocionet janë në pyetje, në fund të fundit është futboll. Ata kanë kërkuar falje dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Challandes. /Gazeta Express/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...