Kombëtarja e Kosovës U18 në basketboll nuk arriti të shmangë humbjen në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Dardanët u mposhtën nga Kroacia me rezultat 72:61, në një përballje ku fati i takimit u përcaktua që në çerekun e parë.
Dardanët zhvilluan një lojë të denjë dhe të barabartë në tri periudhat e fundit, por deficiti i dhjetë pikëve nga periudha e parë rezultoi vendimtar.
Rezultati sipas çerekëve:
Çereku I: 19:10
Çereku II: 20:19
Çereku III: 18:19
Çereku IV: 15:13
Almir Dullovi ishte më i miri te Kosova, duke shkëlqyer me 27 pikë të realizuara, por përkundër paraqitjes së tij, skuadra nuk arriti të përmbysë epërsinë e hershme të kroatëve.
Ndeshja e radhës për Kosovën do të zhvillohet nesër ndaj Danimarkës, në kuadër të ndeshjes së tretë të fazës së grupeve./rtk
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...