Sot është bërë tërheqja e shortit konform Propozicioneve të Garave për Kupën e Kosovës te meshkujt, sipas sistemit të Bergerit dhe në bazë të renditjes pas shtatë xhirove të zhvilluara në kuadër të ProCredit Superliga.
Në ndeshjet çerekfinale ndeshen skuadrat 1-8, 2-7; 3-6 dhe 4-5, përcjell Arbresh.info.
Si nikoqir në ndeshjet e para do të luajnë skuadrat më poshtë të renditura në momentin e tërheqjes së shortit, kurse në ndeshjet e kthimit, si nikoqir do të luajnë skuadrat më lartë të renditura.
Në bazë të renditjes, Bora e fundit do të ndeshet me liderin Bashkimin, kurse Proton Cable Prizreni do të përballet me fituesen aktuale Trepçën.
Çerekfinalja do të dhurojë spektakël në sfidën e rivalëve të vjetër Pejës dhe Sigal Prishtinës, që duan kalimin në gjysmëfinale. Takim po ashtu interesant shihet mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.
Çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës:
Bora – Bashkimi
Proton Cable Prizreni – Trepça
Peja – Sigal Prishtina
Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...