Bersant Celina ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilën Përfaqësuesja jonë e fitoi me rezultat 2-0.
Futbollisti ofensiv i Swansea Cityt ishte thuajse prapa çdo aksioni të skuadrës, mirëpo nuk preferonte të provonte vet shanset e tij dhe zgjidhte të pasojë te bashkëlojtarët.
“Tri pikët janë shumë të rëndësishme, ishte ndeshje e mirë ndoshta mund të shënonim më shumë gola, por e rëndësishme ishte fitorja”, ka deklaruar ai.
Sa i përket bashkëpunimit me lojtarët tjerë dhe mosfinalizimit individual të aksioneve, ai ka thënë se kur i sheh bashkëlojtarët në pozita të mira dëshiron të bashkëpunojë me ta duke e lënë anash individualitetin.
Ai ka thënë se mendon se ka bërë paraqitje të mirë, porse gjithmonë ka vend për përmirësim dhe ndoshta ka mundur të shënonte në këtë sfidë.
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...