Ish lojtari i Atleticos, Diego Forlan ka thënë se “Cavani do të ishte një nënshkrim spektakolar për Atleticon”, nëse ylli i PSG-së arrin të transferohet në La Liga gjatë janarit
Edinson Cavani dhe Atletico Madrid “do të përshtaten shumë mirë me njëri-tjetrin”, thotë Diego Forlan i cili mbështet kalimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain (PSG) në Ëanda Metropolitano vitin e ardhshëm.
“Do të ishte spektakulare, ai do të ishte një nënshkrim shumë i mirë për Atletico Madridin”, ka thënë ish ylli i Atleticos për Marca. “Ai dhe klubi do të ishin përshtatur shumë mirë më njëri-tjetrin”.
“DO të ishte një dhuratë e mirë, po ashtu edhe për të ardhmen. Do të shkëlqente menjëherë me paraqitje, për të cilat ka nevojë Simeone për momentin”.
“Për më shumë, ndikimi i Cavanit do të ishte edhe afatgjatë”, ka përfunduar Forlan.
Atletico e ka përfunduar pjesën e parë të sezonit në mënyrë zhgënjyese pasi që është e katërta në tabelë pas 18 paraqitjeve, e ku ka shtatë pikë më pak se kampionët në fuqi Barcelona. /GazetaExpress/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...