Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka refuzuar të flas për mungesën e Cristiano Ronaldos pas eliminimit të skuadrës së tij në Kupë të Mbretit kundër Barcelonës.
Barcelona fitoi 3 me 0 mbrëmjen e kaluar në Bernabeu ku Luis Suarez gjeti portën dy herë dhe me një autogol tjetër nga Raphael Varane ata vazhduan në finale të këtij kompeticioni duke fituar 4 me 1, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi ka pasur probleme pas largimit të Ronaldos për kalim në Juventus gjatë verës së kaluar, por Casemiro nuk ishte i gatshëm për të folur për reprezentuesin e Portugalisë pas ndeshjes.
“Ne nuk mund të flasim për një lojtar që nuk është këtu”, ka thënë Casemiro për AS.
“Një javë më parë ne kemi folur për Benzeman që është 9-i më i mirë, Viniciusin, Lucasin… Ne nuk mund të flasim për Cristianon sepse ai nuk është një lojtar i Madridit”
“Ne humbën një gol, por top lojtarët janë duke bërë gjithçka shumë mirë, veçanërisht Karimi, i cili është në sezonin e tij më të mirë në Madrid”
Real Madridi ka mundësi që t’i hakmerret menjëherë Barcelonës kur të dy skuadrat të përballen sërish me njëra-tjetrën në La Liga të shtunën./arbresh.info/
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...