Fabio Capello beson se Carlo Ancelotti është njeriu i duhur për ta marrë timonin e përfaqësueses së Italisë.
Giampiero Ventura është në rrezik që të shkarkohet nga posti i trajnerit edhe nëse Azzurrët kualifikohen për në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.
Italia nuk është në një situatë të mirë, pasi pësoi me rezultat 1-0 nga Suedia në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ dhe do ta ketë të vështirë që të sigurojë pjesëmarrjen në Rusi.
Ish-trajneri i Bayern Munchut është njëri nga kandidatët që mund ta marrë drejtimin e kombëtares në rast të shkarkimit trajnerit aktual.
Vet Capello e ka tërhequr emrin e tij nga mundësia për t’u bërë trajner i Italisë, ndërsa e ka favorizuar Ancelottin për këtë post.
“Unë i kam kryer obligimet e mia me ekipet kombëtare. Ancelotti është në moshën e duhur, ka përvojë të madhe dhe i mungon vetëm një punë si kjo për t’u kompletuar”, ka thënë Capello për Quotidiano Sportivo.
Prej shkarkimit nga bavarezët, Ancelotti është pa punë, ndërsa është lidhur edhe me postin e trajnerit të Milanit.
Gjatë bisedës së tij, Capello e ka kritikuar skuadrën e Italisë për ndeshjen që e bëri në humbjen kundër Suedisë në ndeshjen e parë të barazhit.
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...