Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo, dëshiron ta vazhdojë karrierën në Serie A, por jo tek Interi.
Sipas mediave spanjolle, Cancelo, nuk dëshiron një rikthim në La Liga dhe se tashmë ka vendosur për të qëndruar në kampionatin italian.
Ai sezonin e kaluar ishte i huazuar në Inter nga Valencia, me mundësi blerje në fund të sezonit që shkoi.
Por, skuadra nga qyteti i Milanos, ka disa problem financiare dhe ende nuk ka arritur ta pagujë shumën që Valencia po e kërkon, e që është 40 milionë euro.
Megjithatë, si duket Cancelo ka vendosur të transferohet te skuadra rivale e Interit, e që është kampioni italian, Juventus. /arbresh.info/
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...