João Cancelo pritet të largohet nga Al Hilal që në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi portugez nuk është plotësisht i kënaqur me situatën e tij aktuale dhe po shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit në futbollin evropian, shkruan Arbresh.info.
Interi ka qenë klubi i parë që ka ndërmarrë hapa konkretë, duke kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të mësuar kushtet e një huazimi të mundshëm.
Zikaltrit janë në kërkim të një krahu të djathtë me eksperiencë dhe profili i Cancelos shihet si shumë i përshtatshëm për sistemin e lojës së Chivus.
Në të njëjtën kohë, edhe Barcelona dhe Juventusi kanë kërkuar informacione për situatën e tij ditët e fundit.
Të dy klubet po presin reagimin përfundimtar të Al Hilal, i cili ende nuk ka dhënë dritën jeshile për largimin e lojtarit dhe po shqyrton nëse një marrëveshje do të realizohet në formë huazimi apo transferimi të përhershëm.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e João Cancelos, me disa klube të mëdha evropiane që po monitorojnë nga afër çdo zhvillim rreth situatës së tij./Arbresh.info
Ngritët aktakuzë ndaj B.T për krime lufte në Kosovë
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta m...
Shtatë qytete mund të mbesin në terr për festë
Kurti: Investimet dhe ristrukturimi në Telekom po japin rezu...
Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
Gerard Piqué raportohet se rikthehet nga pensionimi për të l...