Duke folur pas rikthimit te skuadra kombëtare e Portugalisë, qendërmbrojtësi Joao Cancelo ka komentuar për jetën e tij në Juventus, raportin e tij me superyllin Cristiano Ronaldo dhe gjendjen e departamentit të mbrojtjes te Juventusi.
“Cristiano Ronaldo nuk ka asgjë për t’i vërtetuar diçka ndokujt, ai shkruan historinë si në skuadër kombëtare ashtu edhe në çdo klub që luan – është e sigurt që prezenca e tij shton kualitet”, ka thënë fillimisht Cancelo, transmeton portali arbresh.info.
“Fitorja ndaj Atletico Madridit? Ronaldo ishte me të vërtetë i rëndësishëm për të kaluar raundin, por e gjithë skuadra luajti mirë, madje vetëm pjesëmarrja e tij në skuadër i lehtëson gjërat”
“Kushdo që e ka parë ndeshjen e di se ne e merituam fitoren tonë”
“Vitin e kaluar kam mësuar shumë. Tani jam duke u stërvitur me dy nga mbrojtësit më të fuqishëm në botë, Bonuccin dhe Chiellinin. Në Itali, niveli është shumë i lartë dhe sot unë ndihem shumë më i fortë sesa një vit ose dy vite më parë”, përfundoi Cancelo./arbresh.info/
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...