Davide Calabria ka paralajmëruar se Torino nuk lë hapësira dhe është shumë e mirë në markim, por shton se Milani duhet të luaj me përkushtim madhështor.
Ndeshja mes Torinos dhe AC Milanit zhvillohet mbrëmjen e sotme (e enjte) në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk është lehtë të humbash asnjëherë një derbi, por ne duhet të reagojmë menjëherë dhe të ndërrojmë faqen sepse kemi një ndeshje të rëndësishme sonte dhe të dielën”, ka thënë qendërmbrojtësi për Milan TV.
Calabria ishte i suspenduar për ndeshjen Derby della Madonnina të mposhtur nga Interi, por rikthehet në linjën startuese në Torino.
“Torino është gjithmonë një skuadër e vështirë për të luajtur. Ata ju markojnë mirë juve dhe nuk lënë hapësira. Ata kanë pasur rezultate të mrekullueshme në shtëpi sezonin e kaluar, prandaj ne duhet të luajmë me përkushtim të mrekullueshëm dhe të sjellim pikë në shtëpi”
“Milani nuk e ka fituar këtë ndeshje që nga viti 2012, prandaj ne kemi nevojë për kurajo, dëshirë dhe karakter”, shtoi Calabria./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”