Është caktuar orari i ndeshjeve të fazës preliminare për kualifikim në Ligën e Kampionëve, e cila do të zhvillohet në stadiumin e Fadil Vokrri në Prishtinë, me Feronikelin, Lincoln Red Imps, SP Tre Penne dhe Santa Coloma që do të luftojnë për një vend në rundin e parë kualifikuese në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në fazën grupore të edicionit të ardhshëm të garës elitare evropiane për klube.
Federata e Futbollit e Kosovës, e cila sivjet do të jetë mikpritëse dhe organizatore e ndeshjeve të rrethit preliminare të Ligës së Kampionëve, e ka arritur sot marrëveshjen me zyrtarët e UEFA-s rreth terminit të ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale të kësaj faze, raporton Gazeta Express.
“Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti gjatë tërë ditës së sotme ka qenë në kontakt me zyrtarët e UEFA-s dhe në fund ka arritur akordin që klubit tonë kampion t’ia mundësojë ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale në orët e mbrëmjes, pasi fillimisht gjatë tërheqjes së shortit në selinë e UEFA-s ishte paraparë që ajo të luhet në orët e pasdites”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten më 25 qershor.
Ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet SP Tre Penne nga San Marino dhe Santa Coloma nga Andorra do të zhvillohet prej orës 15:00, ndërsa ajo mes Feronikelit dhe Lincoln Red Imps nga Gjibraltari do të luhet nga ora 20:45.
Ndërkohë, ndeshja finale ndërmjet fituesve të gjysmëfinaleve do të zhvillohet të premten e 28 qershorit, në orën 20:45.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Nis ndërtimi i shtëpisë për familjen gorane 11 anëtarëshe në...
Kalabri, Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës
Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzojnë lidhjen këtë fundjavë
Rama: Kosova dhe Serbia të zgjidhin konfliktin para se BE të...
Sveçla: Simbolet “Z”, “Wagner” e katër “S”-jat, dëshmi se su...
Finalja e FA Cup, përfundon pjesa e parë