Vedat Muriqi po i afrohet rikthimit në fushën e blertë.
Sulmuesi kosovar ka përfunduar i lënduar nga muaji nëntor kur kishte pësuar tërheqje muskulore në ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit.
29 vjeçari i ka humbur disa ndeshje të kampionatit spanjoll nga ajo kohë duke e marrë në qafë Mallorcan.
E tash, sulmuesi prizrenas është duke punuar individualisht edhe gjatë festave të fundvitit, në mënyrë që të jetë sa më i përgatitur kur të rikthehet.
Sipas mediumit spanjoll “Estadio Deportivo”, përfaqësuesi kosovar mund të përfshihet në ekip në ndeshjen e 3 janarit kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, përcjell “Gazeta Express”.
Mirëpo, mbetet të shihet nëse klubi ishullor do të rrezikojë që ta inkuadrojë në lojë ish-futbollistin e Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios në ndeshjen me “Los Blancos” dhe me ekipin Burgos në të njëjtën javë në të 16-ën e finales së Copa del Rey, apo do ta ruajë atë për sfidën që do ta ketë ekipi i Javier Aguirre në xhiron e 20-të të La Ligas më 13 janar kundër Celta Vigos.
Më shumë i mundshëm duket opsioni i fundit pasi Mallorca ka nevojë për golat e Muriqit për të shpëtuar pa rënë nga liga dhe e do atë sa më të përgatitur dhe pa i lënë vend rastësisë.
Sulmuesi shtatlartë do t’i bashkohet ekipit në ditët në vazhdim pas lëndimit të pësuar në mesin e muajit nëntor.
Kjo nënkupton se Muriqi ka mbetur jashtë fushës së blertë për plot dy muaj.
Me 16 gola nga 37 ndeshje, “Pirati” është bërë lojtari vendimtar i Mallorcës, të cilën e shpëtoi në dy sezone pa rënë nga La Liga, ndërsa e ka mision prapë ta përsërisë një gjë të tillë.
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...