Edicioni i ri në basketbollin kosovar fillon me Superkupën e Kosovës, e cila do të mbahet në qytetin historik të Prizrenit.
Ky event fillon me datë 7 shtator dhe përfundon me 11 të po këtij muaji, shkruan Arbresh.info.
Tani më janë bërë të ditura edhe çiftet çerekfinale që do të përballen për trofeun e parë të sezonit.
Trepça-Bora, Proton Cable Prizreni-Peja, Golden Eagle Ylli-Bashkimi dhe Sigal Prishtina-Vëllaznimi janë duelet çerekfinale të këtij eventi.
Kujtojmë se kampion në fuqi i Superkupës është Trepça që sezonin e kaluar e mposhti Pejën në finale./Arbresh.info
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë
Rrëshqitje gurësh në rrugën Pejë-Rugovë, vështirësohet qarku...
Bllokohet qarkullimi në aksin Qafë Thore-Theth, shkak ortekë...
Kaja Kallas i përgjigjet ShBA-së: Evropa ka një standard jet...
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...