Klisman Cake ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Shqipëria do të luajë përballë Jordanisë.
Ky takim është një miqësore për kuqezinjtë dhe luhet në “Air Albania” prej orës 19:00, shkruan Arbresh.info.
Cake u ftua për herë të parë tek kombëtarja, e fillimisht ka folur për grupin që e gjeti aty.
“Grupi është shumë mirë. E kam gjetur shumë të bashkuar, si në rrallë vende është. Dua t’i falënderoj për mikpritjen”, tha ai.
Ai theksoi se nuk ka folur më parë me Sylvinhon, si dhe komentoi ftesën.
“Nuk kisha folur më parë, fola pasi erdha në hotel. Nuk e kisha menduar gjatë. Kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithë jetën kuqezi”, u shpreh ai.
Tutje foli edhe për minutat që mund të marrë nesër, dhe pati një ftesë për tifozët.
“Normalisht që jo, askush nuk e jep këtë premtim. Ne gjithmonë jemi gati për Kombëtaren. Askush nuk premton gjë. Nesër ftoj të gjithë tifozët, si kanë dalë nëpër rrugë, i ftoj të vijnë në stadium dhe ta festojmë së bashku atë fitore që arritëm”, deklaroi Cake.
Cake është pjesë e Shkëndijës së Tetovës, dhe ka pasur një super fillim të sezonit, sikurse në arenën ndërkombëtare me tetovarët ashtu edhe në nivel vendi./Arbresh.info
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës