Dardanët po vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e radhës.
Kombëtarja e Kosovës më 9 tetor do të jetë mysadire e Suedisë, ndërsa më 12 tetor e pret Gjeorgjinë.
Futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi është shprehur optimist për ndeshjes me Suedinë.
“Atmosfera është e mirë. Kemi ardhur me energji të re, djemtë kanë ardhur nga klubet e tyre kanë bërë punë të mirë dhe luajtën mirë ndaj Spanjës. Atë energji pozitive e kemi marrë me vete për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë”.
“Suedia bazohet në lojë fizike dhe kanë shumë lojtarë që duhet pasur kujdes. Nëse arrijmë t’i ndalim sulmuesit dhe mesfushorët kemi gjasa të mira”.
“Në Skandinavi ka shumë shqiptarë dhe do të jetë mirë për ne”, tha Zymer Bytyqi.
Kosova ka katër pikë dhe ndodhet në pozitën e katërt në Grupin B të kualifikimeve.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten