Drejtori gjeneral i Real Madridit ka komentuar shortin e sotëm në Ligën e Kampionëve.
Kampionët aktualë të Evropës do të kenë një ballafaqim shumë të vështirë në çerekfinale, ku do të ndeshen me Bayern Munichun.
Emilio Butragueno ka folur pas tërheqjes së shortit dhe ka pranuar se Reali do ta ketë shumë të vështirë ndaj bavarezëve.
“Bayerni është kundërshtari më i vështirë i cili ka mundur të na bie në short, por jam i sigurt se edhe ata thonë të njëjtën për ne. Të dyja palët e njohin mirë njëra tjetrën”, ka thënë Butragueno.
“Ata kanë një trajner si Ancelotti i cili na njeh mirë neve. Bayerni ka një grup me shumë futbollistë të mirë dhe kanë përvojë të madhe në këtë garë”.
“Ne do të donim që të përballeshim me ta në një fazë më të avancuar sesa çerekfinalja, por ky është shorti”, ka përfunduar Butragueno./Arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A