Kampionati Evropian i vitit 2027 për grupmoshat u-21 ka qenë temë kryesore këtë muaj, pasi Shqipëria është shumë afër të zyrtarizohet si nikoqire i këtij eventi së bashku me Serbinë.
Pas përfundimit të kualifikimeve për Euro 2025, trajneri i kombëtares shqiptare ka folur për ndeshjet kualifikuese formën e lojtarëve të tij, si dhe preku temën e Evropianit të vitit 2027, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij kjo është një zgjedhje e mirë dhe do t’i bëj shumë mirë Shqipërisë, po ashtu për të nuk është e rëndësishme se me kë organizohet.
“Me duket zgjedhje shumë e mirë, sepse është gjëja më e bukur që i ka ndodhur ndonjëherë Shqipërisë, të organizojë kampionatin evropian, nëse vendoset të bëhet. Nuk më intereson me kë bëhet, me Serbinë apo Slloveninë. Më intereson nga ana sportive, është diçka jashtëzakonisht e madhe, siç ishte dhe finalja e Conference League. Nuk i di të gjitha detajet, por është kampionat evropian dhe Shqipëria ka shumë përfitime”, tha Alban Bushi ndër të tjera.
Shqipëria në kualifikimet për Euro 205, ishte në grupin së bashku me Rumaninë, Finaldën, Zvirën, Malin e Zi dhe Armeninë, ku doli e katërta me 16 pikë.
Ky ishte një rekord pikësh në histori të kombëtares shqiptare mirëpo ishin të pamjaftueshme për të marr pjesë në Evropianin e vitit 2025.
Kështu që kuqezinjtë duhet të presin deri në dhjetor që të marrin dritën jeshile nga UEFA, për organizimin e këtij eventi që të kualifikohen si vend nikoqir.
Më parë, Shqipëria nuk ka arritur asnjëherë të kualifikohet në një kompeticion madhor me grupmoshat U21./Arbresh.info
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...