Kapiteni i kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kualifikuese ndaj kombëtares shqiptare.
Portieri i Juventusit e ka cilësuar Shqipërinë një skuadër që e vendos në vështirësi çdo skuadër.
Sipas tij, kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi duhet të merret në konsideratë pasi janë shumë të frikshëm.
“Shqipëria gjatë kësaj periudhe ka treguar se di të vendosë në vështirësi çdo kundërshtar”, ka deklaruar fillimisht Buffon.
“Me progresin që kanë bërë ata janë skuadër që duhet të merret në konsideratë, pra janë të frikshëm dhe këtë e them i bindur pa hamendësime”
Tutje, kapiteni i kombëtares italiane dhe Juventusit ka folur edhe për ndeshjet e tij të 1000 në karrierën prej futbollisti.
“1000 ndeshje në karrierë? Është një arritje e bukur, por ju siguroj se kësaj shifre nuk do ti shtohen mijëra të tjera”, përfundoi portieri italian.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...