Parma ka njoftuar se portieri i tyre, Gianluigi Buffon ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
E gjithë skuadra u testua përpara rikthimit në stërvitje pas pushimit të Krishtlindjeve.
Buffon është lojtari i vetëm deri më tani që ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në skuadrën e Stadio Tardini.
Portieri, i cili mbush 44 vjeç në fund të këtij muaji, është i izoluar në shtëpi dhe nuk ka qenë në kontakt me pjesën tjetër të skuadrës.
Seria B ishte menduar të luante dy raunde gjatë periudhës së Krishtlindjes, por ato u shtynë nga Lega Calcio pas një numri të madh rastesh pozitive për COVID-19 në divizion.
Buffon ka bërë 18 paraqitje në Serie B për Parma deri më tani këtë sezon, duke mbajtur gjashtë herë portën e paprekur dhe duke pritur tri penallti.
Karriera e tij filloi në akademinë e të rinjve Parma dhe ai bëri debutimin e tij në Serie A për klubin në moshën 17-vjeçare, por u kthye te Tardini këtë sezon si lojtar i lirë pas kohës së tij në Juventus dhe Paris Saint-Germain. /GE/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...