Thomas Tuchel do të lë portierin legjendar Gianluigi Buffon jashtë dy ndeshjeve të ardhshme të Paris Saint Germainit në Liga 1.
Portieri veteran, i cili është transferuar në muajin korrik duke nënshkruar një marrëveshje një vjeçare pas largimit nga Juventusi, debutoi në ligë te PSG me një fitore kundër Caenit dhe ishte startues në disfatën 3 me 1 që ia shkaktuan Guingampit vikendin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Por Buffon, i cili luajti edhe në ‘Trophee des Champions’ ndaj Monacos, do t’i lë dorezat Alphonse Areolas për ndeshjen e së shtunës në shtëpi ndaj Angers dhe asaj në udhëtim më 1 shtator kundër Nimes.
“Alphonse do të luaj kundër Angers dhe Nimes. Pas kësaj, do të shohim”, ka thënë Tuchel në një konferencë për shtyp. “Ne mendojmë se është e rëndësishme që Alphonse të luaj. Ndeshja e tij e fundit ishte në muajin maj. Ai duhet të luaj gjithsesi”
“Gigi kishte tri ndeshje të veçanta dhe të mrekullueshme. Nuk më pëlqen të lë atë jashtë fushe”
“Nuk më pëlqen të marr vendime afatgjate. Është e rëndësishme gjatë kësaj faze përgatitore që Alphonse të adaptohet me skuadrën”
“Më pëlqejnë vendimet e komplikuara. Unë duhet të zgjedh gjithsesi. Më pëlqen kjo”
Derisa Buffon do qëndrojë jashtë fushës për ndeshjen ndaj Angers, Tuchel ka lënë të kuptohet se Edinson Cavani mund të bëjë paraqitjen e parë në Liga 1 këtë sezon./arbresh.info/
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet