Gianluigi Buffon thotë se ia di për faleminderit jetës që nuk e ka lejuar ta fitojë Ligën e Kampionëve, sepse beson se dështimi për ta fituar këtë garë ia ka mundësuar atij të vazhdojë të luajë futboll.
Portieri i Juventusit e ka një listë shumë të gjatë me çmime ekipore dhe personale, por i mungon trofeu i çmueshëm i Ligës së Kampionëve.
41-vjeçari e ka fituar nëntë herë titullin në Serie A me Juven, pesë herë Kupën e Italisë, përfshirë një herë me ish-klubin, Parma.
Portieri italian e ka fituar edhe Ligë 1 me Paris Saint-Germain edicionin e kaluar në sezonin e vetëm të tij jashtë Italisë, pasi i ka ndihmuar vendit ta fitojë Kupën e Botës më 2006, gjithashtu.
Trofeu më prestigjioz i Evropës për klube, megjithatë, ende nuk ka rënë në duart e tij, por veterani e sheh si pozitiv këtë dështim në tri finalet e Championsit në karrierën e tij.
“Për mua është shtytje e madhe dhe më duhet ta falënderoj jetën që nuk më ka lënë ta fitojë (Ligën e Kampionëve) akoma, përndryshe po ta pyesja veten përse luaj ende”, tha Buffon.
“Është shumë mirë që ende jam në garë dhe mund të tentojë përsëri, ama nuk ka marrëveshje me klubin që unë të luaj të paktën një ndeshje në Evropë këtë sezon, sepse ne jemi Juventus dhe jo klub amator, prandaj unë luaj kur të më thërret trajneri”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...