Google ADS

Buffon: Duhet të kemi kujdes nga Ibra

09:00 | 17 Qershor 2016
Arbresh Info

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon mohoi që kundërshtari i së premtes në Euro 2016 është një skuadër me vetëm një lojtar të mirë duke thënë që ata duhet të jenë të kujdesshëm nga sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

“Ne duhet të jemi qartë të kujdesshëm ndaj Zlatanit sepse ai është njëri nga yjet që bën dallimin për skuadrat me të cilat ata luajnë”, tha fillimisht Buffon, transmeton portali arbresh.info.

“Megjithatë, Suedia nuk është një skuadër me vetëm një lojtar, ata kanë një numër të madh lojtarësh të shkëlqyer, por është e qartë që talenti i tij dhe besimi i tij që ai është një superyll janë gjëra që ju nuk i shihni në të gjithë skuadrën”, shtoi Buffon duke përfunduar që ai është vërtetë një problem për kombëtaren e tij./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale