Club Brugge e ka mposhtur Atalantan edhe në ndeshjen e kthimit në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.
Kësaj radhe belgët triumfuan 1-3 kurse rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 5-2 në të mirë të Brugge, shkruan Arbresh.info.
Talbi e hapi serinë e golave në ndeshjen e sotme duke shënuar në minutën e tretë. Po i njëtjti shënoi edhe në minutën e 27-të për të dyfishuar epërsinë.
Kurse në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë u shënua edhe goli e tretë me anë të Jutgla.
Skuadra nga Bergamo e nisi mirë pjesën e dytë duke shënuar me Lookman në minutën e parë të pjesës së dytë.
Po i njëjti shënoi edhe në minutën e 58-të mirëpo goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Ndërkohë tre minuta më vonë, italianët fituan penallti të cilën Lookman nuk e konkretizoi në gol.
Dy minuta para fundit Toloi u ndëshkua direkt me karton të kuq dhe la bergamasit me një lojtar më pak.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Brugge arriti të bëj një befasi të madhe këtë sezon në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...