Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë me Hungarinë dhe Turqinë.
Kuqezinjtë nisin të martën grumbullimin për këto sfida, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 24 lojtarët e ftuar.
Pjesë e listës së kombëtares U21 për këto ndeshje është edhe mesfushori i Malishevës, Etnik Brruti.
Ai muaj më herët zgjodhit të përfaqësonte Shqipërinë, duke u ftuar në ndeshjet e marsit, por pa luajtur asnjërën prej tyre.
Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...